Denoncimi/ Policia fsheh provat e vrasjes së gruas nga Puka

Aktualitet

Çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë denoncojnë drejtues të policisë së shtetit për fshehje të provave apo dhe për pjesëmarrje në trafik droge.

Por sot një tjetër akuzë e rëndë ka ardhur në drejtim të policisë, ku akuzohen për fshehjen e vrasjes së një gruaje në Pukë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke ju referuar ‘qytetarit dixhital’, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Pukë, ku shefi i policisë dhe disa efektivë kanë fshehur një ngjare mjaft të rëndë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Policia fsheh provat e vrasjes të gruas në Puke!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor desha me ju treguar për ngjarjen e datës 5.11.2017 ku është gjendur e vdekur një grua pranë pronës së saj e cila quhej Bardha Paluca,dhe policia e Pukës dhe e Shkodrës kanë ardhur dhe kanë arrestuar në kushte flagrance për vrasjen. Janë shoqëruar për të treguar të vërtetën, dhe të vërtetën e ka fshehur burri i saj Ndrec Paluca bashkë me Gjovalin Lleshin, Drande Lleshin, Gjuljana Lleshin, se e kanë ditur që e ka vrarë demi, dhe kanë manipuluar vendin e ngjarjes tek hedh gur në vendngjarje djali Gjovalinit Franc Lleshi, kurse Gjovalin Lleshi ka prishur provat në shtëpi ku i ka la brirët demit,dhe kanë dhënë dëshmi të rreme para oficerit të policisë gjyqësore .Nuk ndëshkohet asnjeri se kanë pas mbrojtje nga disa policë që i kanë mësuar me fol,kurse unë bashkë me vllain babin jam majtur në komisariatin e Pukës brenda pa dritare, derë as batanije gjithë naten në kafaz si kur të isha kafshë,dhe jam mbajtur më shum seç e ka ligji në polici.Të lutem doktor ta bësh publike këtë rast që të veproj Prokuroria e Pukës të zbardhë të vërtetën dhe të ndëshkojnë këta që kanë dashur të prishin provat,veç te ti kam besim.

Me respekt Gjevalin Paluca.

O doktor i gjeta emrat e policëve që deshën me fshehur provat. Ata janë shefi komisariatit Pal Marku dhe oficeri ekspertizës Arjan Doda të dy të lidhur me vëllain e kryetarit të bashkisë,se e njihen mire.

Dhe shefin e komisariatit nuk e njeh shume mirë që pati fshehur krimin para zgjedhjeve të vitit 2017 ku janë kapur simpatizantë të PS me drogë e armë ku i ka mbuluar ai veç njeri brenda dhe ai ka dalë. Të lutem shumë vetem ti na'i heq këta shejtana se as në shtëpinë tonë sna lenë të flemë rehat.”

ME TE LEXUARAT