Denoncimi/ Ja si Tahiri mashtroi drejtësinë dhe parlamentin për vizitën në Gjermani

Të tjera fakte të reja kanë dalë në dritë, të cilat zbulojnë mashtrimin e madh të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për vizitën e tij në Gjermani.

Kliko per me shume info

Fillimisht në media u tha se Tahiri u largua drejt Gjermanisë për të vizituar babin e tij, i cili kishte shkuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar oficerit dixhital, thekson se gjatë datave 17-20 nëntor, kohë kur Tahiri ndodhej në Gjermani, rezulton se babi i tij Bashkim Tahiri, sipas sistemit TIMS nuk ndodhej në këtë shtet.

LEXO EDHE:  Ish-zyrtari i LARTË i Policisë zbulon qëllimin e ERRËT të Samir Tahirit: Donte që...

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Saimir Trafiku ka mashtruar drejtësinë dhe parlamentin!

Oficeri dixhital denoncon:

-mashtrimin kriminal të Saimir Trafikut për motivin e largimit të tij në Gjermani në kundërshtim dhe thyerje flagrante të kushtetutës dhe vendimit të parlamentit. Sipas tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Trafikut ka qenë në Gjermani nga data 17 deri më datën 20 nëntor dhe, po sipas sistemit TIMS, Bashkim Tahiri në këto data nuk ka qenë farë në Gjermani por vetëm në Shqipëri.

LEXO EDHE:  U akuzua për shpërdorim detyre, Mynyr Koni thirrje Prokurorisë: Dua hetim të shpejtë

Edhe njëherë bëj thirrje ti hiqet menjëherë mandati këtij trafikanti gangëster.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor.Sipas sistemit TIMS Saimir Tahiri ka qene ne Gjermani nga data 17 deri 20 nentor.Por ne kete kohe babai i tij Bashkimi ka qene ne Shqiperi e jo ne Gjermani sic deklaron ai.”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here