Denoncimi/ Ja si inspektorët e AKU po terrorizojnë biznesin

Inspektorët e AKU-së janë kthyer në terrorin e bizneseve të vogla dhe të thertoreve . Janë të shumta denoncimet që janë bërë nga kasapët dhe tregtarët e vegjël, lidhur me gjobat dhe presionet psikologjike që ju bëhen çdo ditë nga inspektorët e tatimoreve.

 

Kliko per me shume info

Sipas tregtarëve dhe kasapëve, inspektorët nuk japin asnjë lloj sqarimi apo paralajmërimi, por aplikojnë direkt gjobën.

Denoncimet janë bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

Kasapet dixhital denoncojnë:

Abuzimin dhe korrupsionin e inspektorëve ndaj tyre!

Lexoni mesazhet e tyre!

“Përshëndetje dr. Sali Berisha. Jam nje tregtar mishi nga Berati. Po bëj 25 vjet që punoj si kasap.

Para 20 ditësh na erdhën punonjësit AKU-së për të bërë kontrollin e higjenës dhe na vune si kusht që të bënim disa rregullime në dyqan. Deri këtu jemi ok se duheshin ca riparime, të cilat unë i bëra . Kur na vijnë përsëri pas 15 ditësh përsëri drejtori me gjithë punonjësit e AKU dhe më thotë që mbyll dyqanin sepse gjoja ka dalë një ligj që dyqani duhet minimumi 30 m2. Dyqani im është 23 m2 dhe ma mbyllën . Nuk e di se cfarë ka në plan ky qen bir qeni kryeministër dhe ministri i bujqësisë. Kam ngelur pa punë tani për momentin, kam ngelur mes katër rrugëve. Nuk kam asnjë te ardhur . Kam dy fëmijët n shkollë te lartë ne Tiranë dhe nuk kam më ca ti mbaj.

Anonim të lutem”

“I dashur, dhe i nderuar z.Sali Berisha. Po iu shkruaj si një qytetar i thjeshtë i Shkodrës dhe po ashtu në përfaqësimin e familjes sime si nje qytetar që nuk di ku të përplaset dhe më ke me fol ku me u interesuar , ju lutem merrini për bazë inshalla fjala juaj dëgjohet sadopak! Bëjnë kontrolle her pas here në dyqane ku un po qaj hallin tim me mishtoren tonë, pra babin tim i cili punon kasap. Vijnë dhe bëjnë kontrolle të njëpasnjëshme dhe dyqanin e kemi sistemu sa kishim mundësi në mënyrë të mirë të pastër dhe mënyrë jetese me kushte normale. Sot erdhën Tirana se këto të Shkodrës janë injoranta dhe nuk na këshillojnë ca me i hequr dhe ca me i lënë erdhën sikur jemi mafioz dhe nuk na këshilluan por menjëherë gjobë dhe presione vetëm për disa hekra ku varet mishi ju lutem se 500 mij lekë nuk janë pak. Iu shkrujta vetëm për të na treguar një vend ku me u drejtu pra si duhet me qenë një dyqan që ta hapim se këto vetëm gjoba presione me nga 10 vet iu lutem na ndihmoni ne. Anonim. Zoti qoft me ju e me familjen tuaj.Begati e mirësi paçi kudo! Shumë faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here