Denoncimi i Zaganit për dosjen ‘’Habilaj’’, reagon Nishani

Ish- presidenti Nishani ka reaguar mbi cështjen Tahiri, dosjen ‘’Habilaj’’ dhe denoncimin e Zaganit.

I ftuar në emisionin “Te pa ekspozuarit” , ai foli hapur. Teksa u pyet nga gazetari Ylli Rakipi për deklaratat e Zaganit, Nishani i ka quajtur denoncim publik, dhe jo thjesh deklarata nga një ish-zyrtar i shtetit.

Kliko per me shume info

“Kemi një denoncim nga një oficer i lartë i policisë. Në këtë moment nga denoncimi nga sa kemi parë askush nuk është marrë me këtë denoncim.

Pas saj është ardhja e dosjes së përgjimeve të antimafjas italiane. Këto dokumenta na konfirmuar me fakte të pakundërshtueshme, si fakt publik dhe juridik. Dosja na provoi se grupi Habilaj ka bërë trafikim të drogës edhe para deklaratave të Zaganit” tha Nishani.
“Presidenti i Republikës nuk ka dëgjuar vetëm këtë denoncim, po ka marrë informacione nga SHISH, pasi ka marrë këto informacione të natyrës kriminale… Presidenti për shkak të detyrës, në nëntor të 2016, përshkak të sensibelitetit nga partnerët, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha ish presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.