Denoncimi i tregtarit/ “Më kanë dhunuar me pistoletë dhe dorezë hekuri në derën e shtëpisë”

Një tjetër denoncim i qytetarit dixhital është bërë publik nga sh-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale. Mesazhi i ardhur nga një tregtar në adresë të ish kryeministrir, një mesazh që ia ka dërguar bën me dije një episod të frikshëm që i ka ndodhur.

Tegtari theksoon se dy persona e kanë dhunuar me “pistoletë dhe dorezë hekuri” në derën e shtëpisë para dy vitesh për shkak të konkurrencës.

Kliko per me shume info

STATUSI I PLOTE
Tregtari dixhital i pergjigjet
doganierit dixhital. Ai hedh poshte me dokumenta si shpifje, akuzat e tij. Lexoni mesazhin e meposhtem. sb

“Pershendetje Z.Berisha une jam Ervin Llozhi jam nga Burreli dhe kam lindur ne 20.01.1982 ne
Me ardhjen ardhjen e demokracise mamaja ime hapi doli ne treg te burrelit dhe filloi tregtine e pakices me veshmbathje.

I kam bere te dyja dhe punen dhe shkollen paradite ne pune mbasdite ne shkolle.
Ne vitin 2005-2007 kam punuar ne Keshillin e Qarkut Tirane si jurist dhe gjate kesaj kohe nga viti 2007 e deri me sot i jam perkushtuar biznesit dhe e kam administruar ate.Kam 30 vjet qe punoj qe 5 vjec dhe kete e di e gjithe Burreli dhe sjam kam shtrire kurre ndonje njeriu doren dhe kam punuar me sakrifica te medha.Kam 17 vjet qe punoj me Kinen dhe kam sjelle me mijera kontinier qe i kam bere dogane te rregullt dhe kam paguar miliona euro taksa dhe tatime kurre nuk e kam shkelur ligjin si ne kohen e Fatos Nanos ashtu dhe ne kohen tende qe ke qene Kryeminister i ketij vendi ashtu dhe ne kohen e Edi Rames.Kam 17 vjet qe shes kepuce me kinen dhe per kete kam fatura.transferta.udhetime per ne kine per te ndihmuar nenen time.

Kam 2 vjet qe kam futur ora, canta, rripa per arsye se biznesi i kepuceve nuk ka shume hapsire pasi jemi 30 tregtare qe furnizojme nje vend te vogel qe eshte Shqiperia me 2 milion banore.Dhe per kete kam futur ora dhe canta duke konkuruar me 2 tregtare dhe jo me me 30 sic eshte tregu i kepuceve.
Para 2 vjetesh A G DHE G me sulmojne tek dera e shtepise me pistolete dhe doreze hekuri. Per kete ngjarje ishte A D iniciatori i kesaj dhe per kete ju keni shkruar ne facebook dhe e keni denoncuar. Kam fatura te rregullta te orave, kepuceve dhe te cantave qe kam bere dogane te rregullt kurre nuk kam sjelle telefona. Une nuk kam kaluar me shume se 20-40 mije euro dhe keto kam deklarime qe mund ti nis dhe ty dhe kurre nuk jam marre me kontrabande.

Kam 3 femije dhe nje nuse qe me rri prane dhe nuk mund te durojme kete padrejtesi qe ka te beje me shpifje qe kane te bejne me buken e femijeve.
Me respekt Ervin Llozhi.”/lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here