Denoncimi i gazetarit: Ish-ministri i Financave ka 2 milionë euro pasuri dhe 5 apartamente

Gazetari Ilir Yzeiri u shpreh në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, se lufta ndaj krimit nga Task Forca e posaçme në përbërje të të cilët do jenë edhe ekspertë të FBI, duhet të fillojë me gjurmimin e pasurisë.

Yzeiri shkoi edhe më tej duke theksuar se në Shqipëri një ish-ministër i Financave disponon 2 milionë euro pasuri dhe 5 apartamente.

Kliko per me shume info

“Një ish-ministër Finance zotëron 5 apartamente dhe 2 milionë euro pasuri. Si i bëri këto ky? Ky duhet hetuar”, u shpreh Yzeiri, i cili nuk përmendi emër se për ministër bëhet fjalë.

Task-Forca kundër krimit ka nisur punën duke shfletuar dosjet e para të grupeve kriminale, ndërsa goditja ndaj këtyre segmenteve pritet të nisë në muajin janar 2018. Në fokus do jenë edhe pasuritë e pajustifikuara të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat do sekuestrohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.