Denoncimi i Bashës: Po ndërtohen 3 incineratorë për djegien e plehrave, ja kush janë pronarët

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme ndërtimin e 3 incineratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Sipas Bashës, pronarët e këtyre tre incineratorëve janë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Kliko per me shume info

Edi Rama dhe Arben Ahmetaj qëndrojnë mbrapa ndërtimit të 3 incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

200 milionë euro paguhen nga buxheti i shtetit për projektet kriminale të djegies së plehrave duke përdorur paratë e shqiptarëve kundër shëndetit të tyre.

LEXO EDHE:  Deputeti gjerman: Shqipëria nuk është gati për negociatat

Kthimi i Shqipërisë në një kazan plehrash paralel ishte plan paralel me kanabizimin e vendit

Ndërtimi i 3 incineratorëve në Elbasan, Fier, Tiranë është kundër shëndetit të shqiptarëve, është kundër standardeve, është korruptive.

Pronësia e 3 incineratorëve është e të njëjtit person. Skemë korruptive për të mbuluar pronarët e vërtetë, Edi Rama, Arben Ahmetaj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here