Denoncimi i Bashës për arrestimin e Orest Sotës, reagon policia e Elbasanit

Menjëherë pas denoncimit të Bashës, policia lokale e Elbasanit konfirmoi e shtetasit Orest Sota, të cilit thotë se iu sekuestrua një shumë e madhe eurosh.

Lajmi u bë me dije nga kreu i PD Lulzim Basha i cili tha se Policia e kishte fshehur deri me tani.

Kliko per me shume info

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar sot se Orest Sotës i janë gjetur në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta për drejtim makine, në emër të Saimir Tahirit.

Me Datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal”.
Por u vu re që në komunikatën e Policisë nuk permendet gjetja e patentave në emër të Saimir Tahirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.