Denoncimi/ Gruaja e Bashës kushërirë e Habilajve. Veliaj: Basha bashkëpunëtor

Kliko per me shume info

Deputeti i Vlorës, Fate Velaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Velaj e akuzoi Bashën për lidhje të forta me Habilajt, ndërsa lexoi për këtë një letër denoncuese të qytetarëve të Vlorës.

Kliko per me shume info

Sipas këtij denoncimi, gruaja e liderit demokrat Lulzim Basha, ka lidhje farefisnore me Habilajt, ndërsa vetë Basha ka pasur lidhje me ta kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa PD-ja i ka ndihmuar ata në kohën e Piramidave.

“Basha duhet të pyesë vjerrën e tij se çfarë e lidh nënën e saj me fisin
Habilaj?

Pyete pak edhe vjerrin tënd si i njëh Habilajt dhe Alimuçajt e
Vlorës?

Pyetet pak kunatin se kush ishin të fortët që i dolën në krah, teksa
ndërtohej hoteli në det?…

Basha i njihte Habilajt qëkur ishte ministër i Brendshëm dhe ata e
bridhnin detin ngarkuar sikur ta kishin të babait.

Ç’pati Zagani që përmendi një qokë të policisë së Durrësit për ta kur ti ishe në pushtet
Lulzim?”, – thuhet në letrën e lexuar nga Velaj.

1 COMMENT

  1. Po mire more gazetare te nderuar… Per nje “I” te vendosur, hidhet poshte i gjithe lajmi juaj. Respekte per ju, por jo per “shqipen” tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.