Denoncimi/”EULEX nxjerr zbuluar Ramën, përgjoi telefonatat me të fortët”

Nuk është vetëm Vangjush Dako, i regjistruar duke folur me kriminelë për tenderat e Bashkisë. Vetë Rama thonë demokratët është pjesë e dosjes së EULEX, që rastësisht duke përgjuar emra të njohur në botën e krimit, ka interceptuar kryeministrin e Shqipërisë.

Sali Berisha thotë se ka detaje të këtyre bisedave.

Kliko per me shume info

“Por vet Noriega, edhe nga sherbimet e vendit, ne regjistrim aksidental eshte kapur ne lidhje dhe vepra kriminale, si psh tek i thote nje bashkebiseduesi se kerkon 10 milione euro per tenderin. Apo nje tjetri tel i thote se telefoni i tij (bashkebiseduesit) eshte ne pergjim.

LEXO EDHE:  Intervista, Sokol Balla i jep urdhër Edi Ramës

Ai eshte i regjistruar aksidentalisht gjate fushates elektorle duke biseduar me Milin e partise per probleme me interes per te dy palet.

Rama vete ka dijeni te plote per keto regjistrime. Fati i tij pra eshte ne duar te te tjereve. Kazani po zien. Kazanxhiu paste fatin e vet!” shkruan Berisha, që si zakonisht i referohet Edi Ramës me emrin e Noriegës, diktatorit të Panamasë.

LEXO EDHE:  Deputeti i LSI i bën PUÇ Kryemadhit, qëndron në Kuvend kur largohen të gjithë

“Ne disa nga keto regjistrime, vecanerisht ato te grupit te Xibrakes rezultojne te perfshire direkt dhe me lidhje shume intime, Edi dhe Olsi Rama. Keto regjistrime u jane dhene, perveç instancave qe drejtojne sherbimin e jashtem ne Bruksel, edhe disa prej sherbimeve te vendeve kryesore. Mbi bazen e ketyre pergjimeve ekziston nje debat i brendshem per qendrimet qe duhet mbajtur ndaj Rames dhe vellait te tij Olsi.

Shtoj ketu se, perveç Euleksit, implikimin e Rameve ne grupin e Xibrakes e kane dhe agjensi te dy partnereve kryesore” shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook.

LEXO EDHE:  "Nuk ka bir k....", "Saimir Tahiri kërcënoi për herë të dytë publikisht Edi Ramën"

Një ditë më parë, ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që denoncoi implikimin e Vangjush Dakos në afera korruptive me të fortët e Durrësit. Sipas Bashës, në dosjen për Vangjush Dakon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ekzistojnë përgjime të telefonatave mes tij dhe banditëve, të cilëve iu premtohen tendera prej miliona eurosh në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here