Denoncimi/ Boçi: Arsimtarët pa kontratë, qeveria u heq pagën e 13-të

Politikë

Deputetit i Partisë Demokratike Luçiano Boçi denoncoi sot se qeveria do t’u heqë pagën e 13-t arsimtarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai theksoi se mësuesit kanë mbetur pa kontratë që prej 31 majit.

Deklarata e plotë e Boçit:

Ministrja e Arsimit refuzon të nënshkruajë kontratën kolektive me sindikatat duke shkelur ligjin.

Mungesa e kontratës së punës që prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurt në vendet e punës.

Ata janë të pambrojtur dhe Ministria e Arsimit mund të marrë në çdo kohë vendim arbitrar për largimin e tyre, siç edhe ka ndodhur.

Ka edhe dy arsye të tjera, përse Ministrja nuk firmos kontratën kolektive për 36 mijë mësuesit e Shqipërisë. Sepse qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe sepse refuzon t’u japë shpërblimin e fundvitit.

Refuzimi për të lidhur kontrata me mësuesit e sistemit parauniversitar, është në kontrast me vendimin e qeverisë, e cila, për shembull, paguan për një incinerator pa u ndërtuar dhe për check up-in pa u bërë fare analizat.

Veprimi me dy standarde i qeverisë është i qartë: klientëve më të cilët ndajnë miliona euro, u jepet siguri me kontrata dhjetëvjeçare, ndërsa arsimtarët lihen të pasigurt dhe të papaguar.

ME TE LEXUARAT