Denoncim/ "Ja si vodhi Veliaj gjatë ndërtimit të sheshit"

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e radhës nga qytetari digjital.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin, në bashkëngjitje të të cilit ka edhe foto, ku tregohet sesi kryebashkiaku Erion Veliaj ka vjedhur në ndërtimin e Sheshit të ri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mesazhdërguesit, pretendimi se sheshi është veshur i gjithi me pllaka guri nuk qëndron, dhe se ato janë imitime të prodhuara në shesh dhe tashmë kanë filluar të shkërmoqen.

Për më shumë lexoni mesazhin e plotë:

“Te uroj shendet

Dhe punen e sheshit qe u servir se do behej me pllaka dhe gure ha gjith viset shqiptare eshte nje mega mashtrim dhe mega vjedhje. Te gjith jan bere me zhavor inerte dhe çomento në kantjeret e betonit qe firma fituese pat instaluar në tre pjes te sheshit . Para bankes. Anash muzeut dhe para 15 katshit. Te gjitha keto deri në inagurimin e sheshit punuan duke shfrytzuar energjin falas dhe bene coptim te mbetjeve, laarje zhavori dhe derdhje pllakash e imitime guresh. Edhe sot kjo firm nga qershori i ka spostuar makinerit e zhavorit e betonit mbrapa ish hotel vjoses Prapa pallatit kultures dhe vazhdon e punon duke vjedhur gjithçka dhe veçanerisht energjin elektrike. Neser po te shkoni e te shikoni aty jan faktet.

Pra shkurt: te gjitha pllakat e guret jan imitime dhe te bera vete prandaj te gjitha kan filluar te plasen te ciflohen.

U hoqen pllakat e mermerit te kollonat e pallatit kultures dhe u zevendesuan me imitim pllakash mermeri te bardha qe sot jan bere si pllaka granili varrezash.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT