Denoncim/ Grupet kriminale kanë blerë votat për Vangjush Dakon

Politikë

Në vijim të diskutimit mbi situatën aktuale të politikës shqiptare dhe lidhjes së saj me krimin, ka reaguar dhe deputeti Alibeaj.

I ftuar në “Arena”, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se Prokuroria zotëron një dosje sipas së cilës lideri politik i krahinës së Durrësit, është kapur në përgjime me grupe kriminale, duke dhënë para për blerjen e votave, për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka një dosje prokuroria sipas të cilës rezulton jo thjesht kryebashkiaku i Durrësit, por një nga koordinatorët politik pra lideri politik i asaj krahine elektorale, rezulton se është kapur në përgjime me grupe kriminale. Duke u dhënë këtyre grupeve kriminale para që të angazhohen në procesin elektoral, të blejnë votat me paratë publike për Dakon dhe mbi Dakon. Prokuroria nuk është spikatur për zhdërvjelltësi në të tilla problematika”, është shprehur Enkelejd Alibeaj.

ME TE LEXUARAT