Dënohet me burgim të përjetshëm kasapi i Ballkanit/ Reagon Berisha

Aktualitet

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiç, i akuzuar për krime lufte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se dënimi i Mlladiç është një lajm i mirë i fitores së drejtësisë.

“Te dashur miq, denimi me burgim te perjetshem i njerit prej kasapeve me barbare te Ballkanit ne te gjitha koherat, gjeneralit famezi Ratko Mlladiç eshte nje fitore e drejtesise nderkombetare.”, – shkruan Berisha.

Sipas Berishës, dënimi i Mlladiç është një ngushëllim për familjet e viktimave të genocidit serb në Bosnjë.

“Denimi i ketij xhelati sot nga Gjykata Nderkombetare e Hages eshte ne nje fare menyre edhe nje ngushellim per familjaret e qindra mijra viktimave te genocidt serb ne Bosnje Herzegovine! sb”, – përmbyll postimin e tij ish-kryeministri Berisha.

ME TE LEXUARAT