Dënohet me burgim të përjetshëm kasapi i Ballkanit/ Reagon Berisha

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiç, i akuzuar për krime lufte.

Kliko per me shume info

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se dënimi i Mlladiç është një lajm i mirë i fitores së drejtësisë.

“Te dashur miq, denimi me burgim te perjetshem i njerit prej kasapeve me barbare te Ballkanit ne te gjitha koherat, gjeneralit famezi Ratko Mlladiç eshte nje fitore e drejtesise nderkombetare.”, – shkruan Berisha.

Sipas Berishës, dënimi i Mlladiç është një ngushëllim për familjet e viktimave të genocidit serb në Bosnjë.

“Denimi i ketij xhelati sot nga Gjykata Nderkombetare e Hages eshte ne nje fare menyre edhe nje ngushellim per familjaret e qindra mijra viktimave te genocidt serb ne Bosnje Herzegovine! sb”, – përmbyll postimin e tij ish-kryeministri Berisha.

2 COMMENTS

  1. Ik o Sale
    Ky barbar esht nje ortak i yti, gjat kesaj periudhe ky masakronte bosnjaket dhe kroatet. Ti ke thyer imbargon me serbin duke i furnizuar me karburant dhe nevoja te tjera te çetnikve.
    Biznesin dhe qeverin ti i kishe n dor n ato vite.
    Gjakatar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.