Del Piero: Calciopoli, burimi i të gjitha të këqijave

Origjina e të gjitha të këqijave të futbollit të sotëm italian është Calciopoli. Për një emër të madh si Alessandro Del Piero, rënia e Kombëtares Italiane në minimumin historik, duhet lidhur me atë që ndodhi në 2006-ën.

Skandali i Calciopolit, vetëm pak muaj pas triumfit të “të kaltërve” në finalen e Kupës së Botës në Berlin, shënoi rrokullisjen e futbollit në Itali, që kulmoi me eliminimin në play off-in e Botërorit nga Suedia.

Kliko per me shume info

“Calciopoli erdhi si një bombë atomike. Që nga ai moment kampionët më të mëdhenj të futbollit u larguan në kampionate të tjera të mëdha në Europë. Nuk është e rastësishme që të tjerët u rritën në mënyrë eksponenciale. Me Italinë ndodhi e kundërta, ne u fundosëm.”

Diferenca, sipas Del Pieros ndihet në përplasjet ndërkombëtare.

“Premier League shpërtheu falë aftësisë drejtuesve të futbollit anglez në shitjen e markës së tyre, duke siguruar kontrata të majme për të drejtat televizive.

Reali dhe Barcelona ndoqën politikat e tyre, ndërsa Gjermania përfundoi një rrugëtim të nisur që kur fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës së Vitit 2006. Edhe në Francë mbërritën investitorë të fuqishëm të huaj. Italia, përkundrazi, u fundos!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here