Dekonspirimi i kapjes së tre ish-zyrtarëve të policisë, Rama jep lajmin e rëndë për Xhafën

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ministri i Brendshem Fatmir Xhafa do te depozitoje diten e premte nje kallezim penal per dekonspirimin e aksionit te policise per arrestimin e 3 ish zyrtareve te larte.

“Për rastin konkret s’dua të bëj replika me opozitën, opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur dua ti them që ministri i Brendshëm nesër besoj do të bëjë kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret duke përfshirë të gjithtë ata që kanë pasur dijeni përfshirë dhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit ë gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson, pushtetit ekzekutiv duke kërkuar që të vihen në gatishmëri për hetimin dhe të tjerët….personat ne dijeni per operacionin. Do kerkoje hetim, me nje kallezim penal per dekonspirim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do vere ne dispozicion te hetimit vetveten dhe palen qe ka pasur dijeni per kete operacion qe jane nje numer shume i kufizuar, se jemi ne nje situate qesharake..Eshte mundesia te behet hetimi ne rastin konkret per te shkuar drejt dekonspiruesit se kjo histori nuk mund te vazhdoje keshtu”.

ME TE LEXUARAT