Deklarata e Kongresmenit amerikan/ SHBA të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në dialogun me Serbinë, ani pse është çështje e Bashkimit Evropian.

Kliko per me shume info

Ai tha se Kosova nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të telasheve që i vijnë Kosovës nga Serbia dhe nga Rusia.

Sipas RTK: Kongresmeni amerikan këto komente i ka bërë në lansimin e fondacionit “Sfidat e Mileniumit në Kosovë”, fondacion ky prej 49 milionë dollarëve, i cili do t’i implementojë projektet e agjensionit federal amerikan MCC në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara patjetër duhet të përfshihen edhe pse është çështje e Bashkimit Evropian. Është Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në këtë, pra jam në të mirën që të dy vendet të hyjnë, por jam goxha i zhgënjyer me qëndrimin e Qeverisë serbe ndaj Kosovës. E dini se Kosova ende nuk është në Kombet e Bashkuara për shkak të telasheve nga Serbia dhe nga Rusia, Kosova po përpiqet të hyjë në agjenci të ndryshme si Interpoli për shembull dhe sërish Serbia e ka bllokuar hyrjen e Kosovës. Po ashtu, edhe në UNESKO, Kosova ka humbur për tri vota dhe po i them këto sepse janë dy vende, Serbia dhe Kosova që nëse ato po përpiqen që të punojnë bashkë duke biseduar dhe duke ecur drejtpërdrejt kah BE-ja, atëherë njëri vend nuk duhet të ia minoj kërkesat e vendit tjetër. Ata duhet që të punojnë bashkërisht, duhet që të lehtësojnë punën dhe do të dëshiroja ta shihja një gjë të këtillë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Hoxhaj: Hahn më tha se ka një vendosmëri për heqjen e vizave

Ai shtoi se është takuar me Vuçiçin dhe me Daçiçin dhe se është i bindur se përmes dialogut me SHBA-të mund të arrijnë këto, sepse sipas tij nuk është fer që Kosova të bllokohet në rrugëtimin e saj drejt këtij qëllimi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me fillimin e këtij projekti po e konfirmojnë një kapitull të ri të marrëdhënies mes Kosovës dhe Amerikës.

LEXO EDHE:  Jeremiç: Kosova do të bëhet pjesë e OKB, premtimi i Vuçiç ndaj amerikanëve

Shefi i Qeverisë tha se programi i MCC-së fokusohet në dy fusha, e para që është energjetika dhe e dyta qeverisja transparente.

“Kjo marrëveshje sjell sot 49 milionë dollarë për zhvillimin ekonomik të Kosovës për sektorin e energjisë, por edhe për sektorin e drejtësisë. Unë kam udhëzuar ministritë përkatëse, agjencionet dhe institucionet tjera të bashkëpunojnë plotësisht në implementimin e kësaj marrëveshje. Mendoj se tri gjëra janë të rëndësishme sot deri sa po zhvillohet kjo konferencë, e para është që kjo është një donacion i pakthyeshëm nga populli amerikan, nuk është borxh apo kredi, por një ndihmë konkrete, në projekte konkrete. Kjo ndihmë ka qenë e kushtëzuar në disa kushte, ne tani i kemi plotësuar ato kushte dhe po punojmë t’i marrim rezultatet më të mira të punës tonë. E dyta është në fushat që do të financohen nga ky grant janë fusha që i kemi përzgjedhur vetë. Pika e tretë është që ne nuk do të ndalemi derisa të sjellim edhe investime tjera”, tha ai.

LEXO EDHE:  Jeremiç: Kosova do të bëhet pjesë e OKB, premtimi i Vuçiç ndaj amerikanëve

Haradinaj ka falënderuar Presidentin Thaçi dhe ish-presidenten Jahjaga por edhe ish-kryeministrin Mustafa që sipas tij kanë dhënë kontributin e tyre për fondacion.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here