Deklarata e gazetarit: Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj foli me emra

Gazetari Erl Murati ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “360 Gradë”.

Kliko per me shume info

Ai tregoi një rast kur zyrtarë të Prokurorisë i kanë kërkuar që mos publikojë në gazetë dëshminë e Julian Sinanajt ku tregon emra konkretë për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajt Konomi.

“Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj foli me emra, ai dha emra konkret për vrasjen e gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi. Ne e nxorëm me titra në televizion dhe kishte kaluar mesnata. Dhamë dëshminë që do publikohej nesër në Gazetën Shqiptare, dhe mua më morën në telefon nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më thanë që dëshmia nuk është e saktë pasi Sinanaj kur e ka dhënë këtë dëshmi ka qenë i lodhur pasi ishte ora 3 e natës”, deklaroi Murati.

LEXO EDHE:  Kërkuan ndërtimin e një xhamie të re, Bashkia e Korçës i bllokon lejen KMSH

“Ne si gazetarë shkuam te këta persona që përmendi Julian Sinanaj dhe ata e mohuan thanë “jo nuk kemi lidhje, nuk kemi dorë në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi”.

Mua më habit fakti sesi Prokuroria kur del një dokument zyrtar tenton ta fshehë, të thotë “jo ishte i lodhur kur e dha këtë deklaratë…”, përfundoi ai.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

  1. Ju si gazetare respektoheni nga populli,se pak a shum mundoheni te thoni te verteten,edhe pse presionet ndaj jush jane te shumta.Per nji gje me vjen keq kure thoni qe vrasesi me pagese dha emrat konkrete per porositesit e e vrasjeve,dhe prokuroria heshti e vazhdon te heshte.Kjo nuke don shume dhogjike,se kta prokurore e gjyqtare jane te emruar nga plaku i vicidolit,lir floriri e se fundmi edvini i kristaqit.Vendi jone nuke ka patur drejtesi ktu e 70 vjet me pare,e zdo te kete deri sa te jene gjadhe kta flliqsira,kta jane kriminele te dhunshem,te pa ngopur ndaje parase e pasurive te pa tundshme.Prandaj vetem nji Zote munde ta dije si do shkojne punet ne vendin tone me kta barbare te pa meshirshem,e te pa ndeshkueshem,nga askush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here