Deklarata e fortë e Nishanit: Ish-ministri duhej të hetohej që në vitin 2016

Një deklaratë e fortë është bërë nga ish-presidenti Bujar Nishani në lidhje me cështjen Tahiri.

I ftuar në ‘Të Paekspozuarit’ në “News24”, Nishani tha se informacionet për trafikun e drogës i kishte marrë që në vitin 2016.

Kliko per me shume info

“Në nëntor të vitit 2016, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Situata që kemi mbërritur sot, ato diskutime që u paraqitën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk u ndoqën me zbatimin që kërkon ligji. Nëse do të kishte hetime serioze, ai do të ishte një hetim me të gjithë individët përfshire deri te Ministri i Brendshëm.”– u shpreh Nishani.
Nishani tha gjithashtu se informacionet për drogën nga institucionet ligjzbatuese, duhet t’i dërgoheshin edhe Ministrit të Brendshëm, dhe se ai vetë ka kërkuar që Saimir Tahirit t’i dërgoheshin informacione. “Mesi i vitit 2016 kanë ardhur informacionet e para në tryezën time. Informacioni që ka ardhur te unë, për përfshirjen e punonjëse të policisë i kam thënë të dërgohej edhe të Ministri Brendshëm.”– tha Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.