Deklarata e fortë e deputetit për “DailyMail”/”Infrastruktura e drogës shërben për trafikun e njerëzve”

Pas artikullit për shqiptarët që udhëtojnë drejt Britanisë ilegalisht, ‘Daily Mail’ vjen me një tjetër dëshmi për këtë fenomen. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ka folur për prestigjiozen britanike, ndërsa nënvizoi faktin se infrastruktura e drogës shërben dhe për trafikun e fëmijëve dhe qenieve njerëzore.

Ndërkohë Salianji tha se shqiptarët të ikin për të paguar borxhet e tyre të mëdha. “Këto banda jo vetëm që do të përfitojnë para nga familja, por do t’i përdorin fëmijët e tyre në rrugë për të qenë pjesë e aktivitetit të tyre kriminal, të drogës po ashtu dhe aktiviteteve të paligjshme”, u shpreh Salianji.

Kliko per me shume info

Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi më herët se bandat shqiptare kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë në krimin e organizuar, me ‘kontroll të konsiderueshëm’ në të gjithë tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Kathryn Holloëay, komisari i policisë dhe krimit në Bedfordshire, pohoi se ‘brutaliteti absolut’ i bandave i bëri ata ‘më të pamëshirshmit që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë’./(Balkanweb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.