I dehur në timon, arrestohet 19 – vjeçari nga Fieri

Një 19-vjecar ka rënë në prangat e Policisë pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se i arrestuari është Ronaldo Ymeraj, 19 vjeç, banues në Fier.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE:

Drejton makinën në gjendje të dehur si edhe nuk i bindet urdhrit të punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin: Ronaldo Ymeraj, 19 vjeç, banues në Fier, pasi: Gjatë natës, në vendin e quajtur “Globi” Fier, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 460 KZ, në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar Patrullën e Përgjithshme të Rendit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaji urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal./LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here