Degjeneron në përleshje me policinë protesta e 17 Nëntorit në Athinë, dëmtohen dyqane e makina

Kliko per me shume info

Protesta e zhvilluar në Athinë në përkujtim të revoltës studentore të 17 nëntorit 1973 ka degjeneruar në përleshje mes policisë dhe anarkistëve.

Kanë qennë një grup anarkistësh ata që janë ndarë nga pjesa kryesore e protestës, të cilët hodhën gurë dhe kokteje molotovi kundër forcave të shumta të policisë, të ngarkuara me ruajtjen e rendit.

Kliko per me shume info

Përleshje u shënuan në rrugën “Panepistimiu”, “Aleksandras”, “Tosica”, “Bubulinas” dhe zonën përreth Politeknimumit të Athinës.
Nga ana e saj, Policia ka përdorur kimikate dhe granata shpërthyese, ndërsa ka ndaluar disa të dyshuar. Ndërkohë, disa makina dhe vitrina dyqanesh janë dëmtuar.
Mijëra protestues ndodhen në rrugët e qendrës, ndërsa forca të shumta policie po largojnë protestuesit nga zona e Politeknikumit të Athinës.

Sipas policisë, zona duhet të boshatiset nga protestuesit për arsye sigurie. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Selanik, Patër, Larisa, Iraklio dhe Mesologji.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here