Rregullohet defekti i palës greke, rifillon lëvizja normale e qytetarëve në Kapshticë e Kakavijë

Pas më shumë se 48 orësh, është rregulluar defekti në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Pala greke, prej dy ditësh kishte shfaqur probleme, për shkak të një defekti. Qytetarëve, të cilët duhet të kalonin kufirin, u është dashur të presin gjatë në doganë, derisa të rregullohej defekti.

Kliko per me shume info

Situata është paraqitur problematike edhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku pala greke ka patur të njëjtin problem.

LEXO EDHE:  HARROJINI makinat me timon “anglez”, Shqipëria NDRYSHON ligjin

Mësohet se mëngjesin e sotëm, pala greke ka konfirmuar rregullimin e defektit, dhe ka rifilluar lëvizja normale e qytetarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe atë të Kakavijës.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here