Debati për puset e ujit, Rama: Është pasuri kombëtare

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë tjetër çështjes së shumëdiskutuar ditët e fundit të sahateve dhe kontrolleve për puset.

Ai tha se nuk do kenë nevojë për leje për shtim fshatarët por kompanitë.

Kliko per me shume info

Ai tha se është krijuar një konfuzion në lidhje me deklaratat për puset, ndaj sqaroi se: Ç’të duhet ty për ujin që nxjerr vetë? Ç’më duhet mua për ujin që nxjerr vetë? Po shko provo të nxjerrësh ujë vetë, jo në Gjermani, por në Itali edhe na lajmëro nëse do dalë më parë uji nga vrima që po shpon ti, apo do ngrihesh ti zgupthi të shkosh e të japësh llogari. Ku je? Sepse është pasuri kombëtare. Dhe shfrytëzimi i ujërave nëntokësor është kudo i normuar, dhe më e bukura është e normuar edhe në legjislacionin në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Tahiri është bërë "tigër", si u përlesh edhe me Mark Markun në studio

Si mundet një kompani që prodhon ujë për treg, të marrë ujin me sasi eksponenciale nga nëntoka dhe të mos paguajë kokërr leku. Ujin e kujt po merr, të gjyshit? Apo të stërgjyshit? Është pasuri kombëtare dhe mbi të gjitha, shfrytëzimi pa kriter dhe pa karar i burimeve nëntokësore ndikon në kapacitetet furnizuese, nuk është se po mbjell parcelën tënde që ta dha gjyshi. Ajo është parcela jote, ti po merr diçka poshtë. ”

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Kotzias: Jemi në luftë me Shqipërinë

Rama tha se me deklaratat e tij, për momentin, nuk bën fjalë për puset e shtëpive apo bahçeve.

“Nga ana tjetër, ne nuk kemi folur dhe nuk kemi parasysh puset e shtëpive, nuk kemi parasysh sot as puset e hapura nga njerëzit në fshat për vaditje aty ku nuk ka sistem vaditës. Janë në të drejtën e tyre dhe sigurisht nuk është gjë e mirë, sepse jo vetëm që dëmtojnë procesin e shfrytëzimit të burimit, por ato puse kanë edhe një problem tjetër, ato puse shterpëzojnë tokën, kripëzojnë tokën, e bëjnë të papërdorshme pas 10-20 vitesh dhe ky është një fenomen që ka filluar të ndjehet sepse shkohet në shtresat ku ka kripë. Ndërkohë që uji që vjen nga burimet për vaditje nuk e ka këtë rrezik, përkundrazi e ushqen tokën.”

LEXO EDHE:  Dash Shehi: Rama ka vetëm një armik

Ai tha se sidoqoftë, debati është i kotë pasi “nuk ka në debat a duhet a s’duhet? Duhet! Çdo kush që e prek këtë mall duhet të jetë së pari formal, s’mund të shposh ku do ti…ajo që diskutojmë është rruga.”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here