Debati në parlament, Rama bën përgjegjës Zamir Manen për fëmijët e Bulqizës

Politikë

Pas pamjeve të rënda që dolën nga reportazhi i Le Iene me fëmijët që ngarkonin krom në Bulqizë, kryeministri Edi Rama arriti ta devijojë debatin kur vuri në dyshim materialin e gazetarëve italianë.

Rama fillimisht tha se filmimet ishin shumë të vjetra, më pas kërkoi ndjesë, por nuk mbajti asnjë përgjegjësi për atë që ndodhte në Bulqizë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I provokuar nga akuzat e Lulzim Bashës në parlament, kryeministri foli për fëmijët e Bulqizës, por sërish nuk mbajti qëndrim. Kësaj radhe, ia la përgjegjësinë biznesmenit Zamir Mane, kur iu drejtua Lulzim Bashës me këto fjalë:

“Dhe meqë ma përmende këtë Bulqizën disa herë, pyete shokun tënd Zamir Manen. Pyete për investimet në miniera, pyete për sigurinë në miniera, pyete për ndryshimin rrënjësor që ka ndodhur atje! Pyete për shkollën profesionale të të rinjve që mësojnë zanatin. Natyrisht pyete edhe për fëmijët. Dhe ça do të të thotë ai?” u shpreh Rama, që sapo ka nisur mandatin e dytë si kryeministër i Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT