Debati/ Deputetët në luftë për grupet e miqësisë, nuk dinë kë të zgjedhin

Krijimi i grupeve parlamentare të miqësisë me shtetet e tjera, ka ngjallur debat mes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ata kanë pasur qëndrime të ndryshme, për grupet, në të cilat do të bëhen pjesëmarrës.

Kliko per me shume info

Deputetët  kanë refuzuar të jenë pjesë e grupeve të miqësisë me Rusinë, Kinën, Serbinë, Afrikën e Jugut, Indinë, Indonezinë, Mongolinë, Pakistanin, Marokun, Meksikën etj, por kanë pranuar të jenë pjesë e grupeve të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën etj.

Në këto kushte, në lëvizje janë vënë kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të plotësuar grupet e miqësisë.

Në mbledhjen e parafundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka kërkuar Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, të ‘detyrojnë’ deputetët të bëhen pjesë e grupeve të miqësisë, pavarësisht vullnetit të tyre.

 

Mësohet se kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, ka qenë ndër të vetmit deputetë, që ka pranuar jo vetëm të jetë anëtar, por kryetar i grupit të miqësisë me Rusinë. Anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë janë Gent Strazimiri, Mimi Kodheli dhe Nard Ndoka. Ndërkaq, Bashkim Fino kryeson grupin e miqësisë me Kinën, ndërsa anëtarë janë Alket Hyseni, Bledar Çuçi, Dashamir Shehi, Edlira Bode, Edmond Haxhinasto, Edmond Leka, Eduard Halimi, Ilir Beqaj etj./L.P./Dritare.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here