Dashamir Shehi deklaratë për të rinjtë shqiptarë: Kush s’ka patur një të dashur, do ta nxjerrë inatin në politikë

Deputeti i LZHK, Dashamir Shehi njihet për batutat pikante dhe jo vetëm për qëndrueshmëri në politikë.

Së fundmi ai ka dhënë një deklaratë drejtuar të rinjve duke dalë nga kornizat e formalitetit.

Kliko per me shume info

Në një intervistë për InTV, Shehi është treguar i drejtpërdrejtë teksa u thotë të rinjve të dfëgjojnë muzikë, ttë luajnë futboll dhe të dashurojnë, që kur të piqen të jenë politikanë më të mirë.

“Mos u politizoni shumë. Rinia eshte per ta jetu, eshte per te lujt basketboll, futboll, është për të shku me gjet gocën që do, është për të dëgju muzikë. Mos u politizoni nga 16-17 vjeç, se është krim i madh. Mos e shpërdoroni atë që u ka dhënë Zoti se ka kohë për t’u marrë me politikë dhe kur vjen dita për t’u marrë seriozisht do jeni më plot me rininë që keni kalu. Do të jeni edhe në politikë më të mirë. Se një qen bir qeni që nuk ka pas rini, që s’ka pas një të dashur, që s’ka lujt noj herë, që s’e ka dasht shoqnia, edhe në politikë do të nxjerri inatin nga fundi i shpirtit”, u shpreh Shehi.

2 COMMENTS

  1. Shum dakort por që të rrinjtë të meren me basketboll, futboll dhe me sporte, politika duhet tja u krijojë kushtet. Qytete të betonizuar, pa infrastrukturë?! Në shqipëri, rrinia është mësuar të ri nëpër kafene e të meret me hash hash. Ky vizion i sipër përmëndur është gjë reale në shum vënde në Bashkimin Evropian, për të cilin shteti ja ka dhënë mundësinë. Por si ka thënë Konfucius, edhe rruga më e largët fillon me hapin e parë. Dhe kështu të bëhen në moshën më të madhe politikan më të pjekur dhe më të mir.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.