Danieli dhe Fotinia nuk do të martohen? Çifti shtyn datën e ceremonisë

Çifti më i përfolur dhe fitues i Big Brother-it të kaluar, Fotinia dhe Danieli nuk do të martohen më 20 nëntor.

Për arsye që nuk i kanë bërë publike ata të dy kanë vendosur ta shtyjnë datën e ceremonisë, duke bërë që fansat të shqetësohen për marrëdhënien e tyre.

Kliko per me shume info

Ndonëse Danieli dhe Fotinia u martuan brenda shtëpisë së Big Brother, dhe u kurorëzuan nga vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ata kishin vendosur që të kryejnë dhe një ceremoni jashtë shtëpisë.

Por mesa duket për momentin çifti fitues kanë vendosur ta anulojnë ceremoninë e martesës.

Lajmi është konfirmuar për “revistawho.com” nga vetë Fotinia, e cila thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në marrëdhënien e tyre…
Ata vijojnë të jenë shumë të lumtur bashkë, thjesht dasma do të mbahet në një moment të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.