Anuluan dasmën, Daniel dhe Fotini: “Big Brother ende nuk na ka dhënë lekët”

Kliko per me shume info

Daniel dhe Fotini ishin një nga çiftet më të dashur në shtëpinë e “Big Brother” ku u shpallën edhe fitues të edicionit të dashurisë. Pas daljes nga shtëpia, dashuria e tyre vijoi të rritej dhe ata vendosën që më 20 nëntor të organizonin një ceremoni të vërtetë dasme me familjarët e tyre. Por duket se dasma nuk do të mbahet në këtë datë, pasi çifti ka vendosur ta anulojë.
Por u bënë shumë aludime rreth arsyeve që i detyruan ata ta shtynin dasmwn kwshtu që cifti ka reaguar përmes profilit në Instagram.

“Nisur nga postimet ne rrjetet socjale duam tju bejm me dije..Per kenaqesine tone, per kenaqesine e familjareve tane qe nuk munden te ishin pjese si dhe me kenaqesine e pjesemarrjes tuaj, ne vendosem te organizonim dasmen tone te madhe ne muajin nentor.

Kliko per me shume info

Pavaresisht impenjimit tone gjate ketyre tre muajve per planifikimin dhe organizimin e nje eventi sic e kemi enderruar, ndjejme detyrimin t’ju njoftojme sot se e kemi te pamundur.

Sikunder qe ne akoma nuk kemi perfituar vleren e cmimit te madh te Big Brotherdhe shpenzimet per nje organizim te tille I tejkalojne mundesite tona aktuale, me shume keqardhje, dasmen nuk mund ta zhvillojme ne daten qe kishim percaktuar.

Megjithate kjo nuk na pengon ta enderrojme serisht. Ne jemi ketu, dashuria eshte mes nesh, e kjo mjafton per te rritur familjen tone te re.

Mbase lajme te mira do te vijne me ardhjen e luleve te pranverës…”.-thuhet në postimin e tyre në rrjete sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.