Dalin rezultatet e EXIT POLL: Vetëvendosje fiton Prishtinën me Shpend Ahmetin

Kosovë&Rajon

Kandidati Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, do të qeverisë me kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme, duke marrë edhe një mandat të dytë.

Ky është rezultati i të dhënave nga EXIT POLL i realizuar nga Klan Kosova pas përfundimit të votimit në 19 komunat ku gara kishte shkuar në balotazh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto të dhëna tregojnë që Shpend Ahmeti ia ka dalë të marrë 52.2% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi, i cili ka mbledhur 47.8% të votave.

EXIT POLL i Klan Kosovës i cili realizohet nga Shkëlzen Maliqi dhe ekipi i tij, ka mbledhur dhe analizuar të dhënat në 11 komuna nga 19 gjithsej sa kanë shkuar në balotazh, njofton Klan Kosova.

Kandidati i AAK-së për Gjakovë, Ardian Gjini ka fituar këtë komunë me 58.0% , sipas Exit POll-it të Klan Kosovës.

Ai ka mundur Mimoza Kusari-Lilën nga Alternativa e cila ka marrë 42.0% të votave.

Në Klinë, ka fituar kandidati PDK-së, Sokol Bashota.

Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, në komunën e Istogut, gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Me 55.0%, Rugova, ka lënë pas kundër-kandidatin e tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj me 45.0%.

Ndërsa komunën e Suharekës e ka fituar kandidati për kryetar nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj.

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeverisë edhe një mandat tjetër si Kryetar i komunës së Gjilanit.

Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, komunën e Prizrenit e ka fituar kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Agim Aliu, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar edhe në Ferizaj.

Ndërsa në komunën e Vushtrrisë gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

ME TE LEXUARAT