Dalin pamjet/ Ja momenti kur arrestohet për trafik kokaine i dashuri i Vjola Spiros

I dashuri i një prej gazetareve të njohura të rretheve mondane është vënë në pranga në Itali. Valentin Selaj është arrestuar 10 ditë më parë në 16 nëntor, por atëherë nuk ishin bërë ende të ditur identitet.

Mediat italiane kanë bërë publike edhe pamjet e operacionit të nisur në Holandë dhe të përfunduar në Firence, ku janë arrestuar 11 persona, shqiptarë dhe italianë.

Kliko per me shume info

Në një shkrim të bërë nga gazeta italiane ‘La Nazione’, shkruhet se Valentin Selaj njihej edhe si ‘bossi i drogës’ dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firence nëpërmjet Holandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostitucion dhe dhunë sipas gazetës italiane.

Gjatë arrestimit, raportohet se bandës i janë sekuestruar miliona euro dhe qindra kile kokainë dhe droga të tjera. Raportohet se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kile kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes.

Ka qenë pikërisht kjo gazetë e cila ndër të tjera ka nxjerrë edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës ishte as më shumë e as më pak por vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.