Dafina Zeqiri jep intervistë për BAZZAR: Së shpejti kënga për fuqizimin e femrave

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri prej kohësh është larguar nga Kosova dhe ka kërkuar të zgjerojë publikun e saj edhe në SHBA.

Pas një mungese të gjatë ajo erdhi me këngën “Told Ya” ndërsa shumë shpejt do të sjellë këngën me titull “King”, e cila do të ketë tekst për fuqizimin e femrave.

Kliko per me shume info

Ajo ka konfirmuar se publikimi i një liste këngësh me të njëjtin titull do të bëhet më 10 nëntor. “King” është një këngë për fuqizimin e grave, diçka që shihet edhe në foton e publikuar në Instagram.

Fytyra e Dafinës është e mbuluar me emra të femrave të fuqishme, duke filluar nga Shën Teresa, Sojourner Truth, Ellen DeGeneres, Beyonce etj.

“Siç mund ta shihni, kemi aq emra të grave sa janë përshtatur, të cilat kanë luftuar për barazi, luftuan për të drejtat e tyre, për ëndrrat, pasi në shumë vende ende nuk mund ta bësh këtë”, ka thënë ajo për Bazaar, duke cituar vështirësitë në të cilat kishte kaluar nëna e saj në ndjekje të karrierës si këngëtare në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here