Çifti Xheni dhe Bernard largohen nga spektakli i kërcimit, një tjetër emër i zëvendëson

Kohëve të fundit është përfolur shumë për ndarjen e Xhenit dhe Benardit, por nuk ka qenë vetëm ky shqetësimi, pasi në lojë ishte dhe ecuria në “Dance ëith Me”.

Kliko per me shume info

 

Pak ditë më parë Xheni është nisur drejt Italisë ku dhe ka krijuar shumë dyshime se çdo të ndodhë me spektaklin. Por mesa duket pas ndarjes erdhi edhe fundi i aventurës së kërcimit.

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur për Blitz.al se ata nuk do të konkurrojnë më në “Dance With Me” dhe pjesë e këtij spektakli do të bëhet aktori/regjisori Drilon Hoxha.

Nuk dihet se kush do të jetë partnerja e tij në kërcim, gjithësesi kjo mbetet për t’u parë sonte.
“Thuaj që je boss” ka qenë batuta e Drilonit në filmin e tij “Drejt fundit”, që bëri xhiron e rrjetit. Por jo vetëm kaq, ai është duke u përgatitur për një tjetër film, “Dashuria s’mjafton”, i cili pritet të dalë së shpejti. Deri më tani jemi mësuar ta shohim regjisorin të përfshirë në rolet e tij (ku vret dhe e vrasin) por a jua merrte mendja se do ta shihnit duke kërcyer?
Me siguri jo, por që sot mund ta ndiqni çdo të hënë në “Dance With me”, në TV Klan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here