Cfarë po ndodh në Krastë të Elbasanit? Një film mbledh forca të shumta policie

Çfarë po ndodh në Krastë të Elbasanit? Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë një operacion!!

Kliko per me shume info

Gjithçka duket reale. Por në fakt nuk kemi të bëjmë me një aksion të tillë. Është thjeshtë një inskenim për një skenar filmi me metrazh të shkurtër që po realizohet në këtë qytet me ndihmën e Kryqit të Kuq, Policisë së Shtetit, Forcat Renea dhe madje edhe bar Avenue.

LEXO EDHE:  Prindërit nuk ishin dakord, shqiptarja merr propozimin fantastik për martesë

Qëllimi i këtij filmi është sensibilizimi për mospërdorimin e lëndëve narkotike, një fenomen që ka prekur rininë shqiptare dhe që është kthyer në një problem shumë serioz edhe në Elbasan.

Filmi po realizohet nga një grup i talentuar me skenariste Ueda Skënderi studente e vitit të tretë “Psikologji”. Drejtor Fotografie Migen Sejdini, aktor Geri Caka, operator Ronaldo Gjoshi etj.

LEXO EDHE:  Shqiptari del në ballkon, "shqyen sytë" kur sheh nga dhoma e komshiut londinez

Është hera e dytë që brënda një kohe të shkurtër realizohen filma me tema mjaft sensitive në Elbasan dhe që tërheqin vëmendjen e opinionit të gjërë publik.

Këto filma pritet të konkurojnë në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here