Çfarë e bezdis më shumë në rrugë? Rrëfehet Veliaj: "Pjeshkat" kur kalojnë para bashkisë

Aktualitet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte dje i ftuar në emisionin e ri të Roza Latit në "Ora News", ku u pyet se çfarë e shqetëson apo e bezdis më shumë.

Veliaj ka habitur me përgjigjen e tij kur ka deklaruar se "janë njerëzit të cilët kruajnë hundën në publik".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Njerëzit që kruajnë hundën në publik, sidomos kur bëjnë ndonjë bisedë dhe i shkon kyçi në hundë"

Ndërsa pyetjes së çfarë e bezdis konkretisht tek femrat, Veliaj habit me përgjigjen.

"Kur shikon një super femër ose 'pjeshkë' si i thonë tani dhe ajo kalon para bashkisë e bën selfie.

Deri këtu nuk më shqetëson por kur hedh atë atë facoletën ne tokë.... Apapapa, hapu dhe!

Është ajo shprehja : Njeriu del nga fshati, por fshati nuk del nga njeriu."- tha Veliaj.

ME TE LEXUARAT