Çështja “Xibraka”, pas 10 ditësh vendimi përfundimtar për nipin e Enver Hoxhës

Vendimi përfundimtar për Ermal Hoxhën do të merret nga gjykata me 15 Nëntor.

Kliko per me shume info

Apeli për Krimet e Rënda ka shqyrtuar sot ankimimet e bëra nga të pandehurit e dosjes “Xibraka”.

Në seancën e sotme u shqyrtuan ankimimet e Ermal Hoxhës dhe 8 të pandehurve të tjerë.

Avokatët mbrojtës të Ermal Hoxhës kërkuan ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, si dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar. Avokati i tij argumentoi se Ermali kishte lidhje shoqërore me Genc Xhixhën dhe se ai

miqësisht i ka kërkuar të shoqërojë kolumbianët deri te fabrika, ku u gjet edhe droga. Por sipas tij, klienti i tij, Hoxha nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë bëhej në atë fabrikë.
Prokurori është dakord me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, por kërkon lënien në fuqi të fajësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here