Çështja “Tahiri”, Mogherini: Duam rezultate kundër trafikut të drogës!

Aktualitet

Gjatë konferencës së përbashkët me Ministrin Ditmir Bushati, zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini është pyetur nga gazetarët për çështjen “Tahiri” dhe votimin kundër heqjes së imunitetit të tij si deputet nga maxhoranca.

Zyrtarja e BE-së tha se nuk do të komentojë punën e gjyqësorit, por nenvizoi se duhen rezultate të qarta në luftën kundër trafikut dhe kultivimit të drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Siç e thashë jo vetëm në shënimet e mia por edhe vitin e kaluar, edhe në Bruksel dhe në Tiranë që trafikimi i drogës duhet të trajtohet me gjithë seriozitetin e duhur dhe autoritetet gjyqësore duhet të bëjnë punën e tyre.

Agjencitë ligjzbatuese po bashkëpunojnë me vendet anëtarë dhe me Guardia di Finanza dhe me sa di bashkëpunimi po vazhdon me Italinë. Është rregulli im i artë që të mos komentoj për punën e gjyqësorit. E respektoj, e admiroj punën e gjyqësorit për ta vendosur në qendrën e një komenti politik. Por trafikimi dhe kultivimi i drogës është prioritet jetik që e ndajmë me autoritetet shqiptare. Shikoj vendosmëri, duke marrë parasysh bashkëpunimin, shoh hapa para dhe vullnet politik. Duhet të shohim rezultate të qarta sepse është një kusht i BE-së i popullit shqiptar për të gjithë shoqërinë. Është një përgjegjësi e institucioneve dhe e shoqërisë dhe duhet të zgjidhet nga i gjithë vendit. Është e rëndësishme të tregoheni të vendosur”, deklaroi Mogherini.

ME TE LEXUARAT