Ceshtja Tahiri, gazetari: Prokuroria nuk po punon më. Ish-ministri ka rënë në grackë

Gazetari Ylli Rakipi i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në ‘News 24’ ka folur për krimin dhe politikën ku ka theksuar se janë bashkë.

“Ka 20 e ca vjet që krimi dhe politika janë një” tha Rakipi.

Kliko per me shume info

“Dosja e prokurorisë së shtetit shqiptar për Tahirin është qesharake. Siç është qesharake kjo e parave aq qesharake është edhe kjo e Tahirit. Tahiri ka rënë në grackë, me mjetin e tij dhe kushërinjtë e tij. Ke marrë raportin e shërbimit të huaj, po çfarë ka bërë shteti shqiptar. Është e pafalshme që shteti shqiptar nuk ka materiale. Që nga 1912 në Shqipëri hapet goja vetëm kur të huajt flasin, kjo tregon se në Shqipëri nuk ka institucione. Prokuroria nuk po punon më, ata thanë shyqyr që na dha Italia informacion”, tha Rakipi.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here