Kreu i Policisë Rrugore: Do të ketë masa të ashpra për ata që përdorin celularin në timon

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, tha për mediat se ndryshimet në Kodin Rrugor synojnë uljen e numrit të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Tola tha se në kuadër të fillimit të Javës së Sigurisë Rrugore, numri i kontrolleve në rrugë do të jetë i lartë.

Kliko per me shume info

Sipas Tolës, Policia ka 20 radarë të lëvizshëm, që mundësojnë kontrolle në territore të ndryshme.

Drejtori i Policisë Rrugore shtoi se se synohet ashpërsim i masave për drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin në timon.

“Policia Rrugore ka qenë iniciatorë e ndryshimeve në Kodin Rrugor. Besoj se zhvillimet e trafikut dhe qarkullimit rrugor, ku me avancimin e madh të teknologjisë edhe është më e vështirë të mbahen nën kontroll drejtuesit e mjeteve, e kanë bërë të nevojshme që ne të kalojmë në një fazë tjetër. Përdorimin e celularit nuk mund ta parandalojmë me masën ndëshkimore që kemi ne sot. Po kështu edhe ashpërsimi i masave ndëshkimore do të bëjë që të ulët numri i rasteve të përdorimit të celularit në timon, duke sjellë kështu edhe ulje të numri të aksidenteve./LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here