Casillas lë prapa Messin dhe Ronaldon, fiton “Golden Foot 2017”
Portieri spanjoll i Portos, Iker Casillas, ka fituar çmimin “Golden Foot 2017”.
Ai ka mposhtur konkurrencën e dy futbollistëve më të mirë në notë për momentin Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos ndërsa ka vendosur në rresht pas tij edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Andrea Pirlo, Manuel Neuer, Sergio Ramos, Yaya Toure etj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Casillas bëhet portieri i dytë pas Gianluigi Buffon që triumfon në çmimin ‘Golden Foot’.
Çmimi, që njeh sukseset në karrierë të futbollistëve, është që nga viti 2003.
Fituesit duhet të jenë më të vjetër se 28-vjeç.
Ish-portieri i Real Madridit dhe kombëtares spanjolle, aktualisht pjesë e Portos në kampionatin portugez, ka dalë më i votuari nga publiku duke e fituar këtë çmim i cili mund të fitohet vetëm një herë në karrierë.