Arian Çani: Ambasadorët po tallen, nuk ka ‘peshq të mëdhenj’ në burg

Kliko per me shume info

Gazetari Arian Çani, mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se nuk ka besim te ajo çfarë ambasadorët deklarojnë. Sipas tij, kjo është një luftë ‘shtrigash’ ku “peshku i madh e ha të voglin”.

“Unë skam besim te askush. Ju bëni mirë që keni besim te amerikanët. Unë nuk kam besim te njeri. Kam vetëm besim te vetja. Çdo të thotë ndikim i ambasadorëve në drejtësi? Ata e dinë që “x” dhe “y” politikan i lartë është implikuar në filan dosje.

Kliko per me shume info

Dhe do futet brenda në janar? Këtu mua më vjen turp të flas për drejtësi. Më mirë le të bëhemi një protektorat ndërkombëtar. Është më mirë. Le të bëhemi shteti i 52-të i Amerikës. Le të vijë një i dërguar nga Uashingtoni. Ç’na duhet kryeministri dhe presidenti?” – thotë Çani ne studion e News 24 dhe më pas bën edhe një koment për “peshqit e mëdhenj”.

“Nga janari drejtësia do të jetë e varur nga amerikanët në favor të një pale shqiptarësh. Dhe me shumë gjasa ata do të punojnë me Ramën që është në pushtet. Se nuk mund të punojnë me të dyja palët. Edi Rama, Ilir Meta, Lul Basha dhe Sali Berisha janë ata që kanë pasur politikën në dorë në këtë vend. Nëse në janar, shkurt apo mars nuk bie një nga të katërt brenda në burg atëherë nuk ka “peshq të mëdhenj” – e mbyll Çani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.