Çako takim me Llallën: Koordinim më të mirë për hetimet ndërkombëtare

Aktualitet

llallaKordinimi më i mirë i punës mes policisë dhe organit të akuzës ka mbledhur në një takim drejtuesit më të lartë të dy institucioneve.

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako zhvilloi një takim pune gjatë paradites së sotme me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në takim u diskutuan çështjet e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, shkëmbimi i opinioneve për propozimet ligjore që lidhen me rritjen e aftësisë investiguese nga të dy institucionet ndaj grupeve kriminale, të krimit të organizuar, e në veçanti të korrupsionit.

Palët ndanë mendime edhe për hapat e përbashkëta që duhet të hidhen për forcimin e luftës kundër krimit kibernetik, si dhe për një sërë hetimesh që të dy institucionet në bashkëpunim me njëri- tjetrin, pritet të finalizojnë.

Një theks i veçantë gjatë takimit u vendos për kordinimin më të mirë të veprimeve Polici-Prokurori, për hetimet ndërkombëtare ku grupet kriminale të krimit të organizuar përdorin si origjinë, tranzit apo destinacion vendin tonë.

Njëkohësisht është dakordësuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteve policore dhe Prokurorisë me vendet e tjera, duke e vlerësuar si domosdoshmëri këtë bashkëpunim për të qenë të suksesshëm në këtë drejtim.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa, Drejtori i Drejtorisë së Hetimit, Kontrollit dhe Ndjekjes Penale dhe i Drejtorisë së Tack-Forcës në Prokurorinë e Përgjithshme, Kostaq Beluri.

ME TE LEXUARAT