Buxheti 2018, Partia Demokratike braktis Komisionin e Ekonomisë

Deputetët e Partisë Demokratike edhe sot kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financës, ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2018.

“Nuk do të bëhemi pjesë e përpjekjeve të mazhorancës për të paraqitur realitetin si normale”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho.

Kliko per me shume info

Kjo është e disata herë që Partia Demokratike nuk merr pjesë në komisionet parlamentare.

Opozita arsyeton se nuk mund të marrë pjesë, pasi sipas tyre kjo qeveri është e rënë dhe duhet ti hapë rrugën krijimit të një qeverie antimaifa.

Ndërsa pjesa tjetër e opozitës, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qëndruar në komision.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here