Këngë e valle në Kretë, PD: Mirë ministri grek që mori cfarë deshi, po Bushati pse kërcen?!

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thote se nuk ka asgjë të re nga bisedimet mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe homologut të tij grek Niko Kotzias në Kretë.

Deputeti demokrat madje e krahason takimin e tyre me titullin e autorit të njohur Remarque “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”. Në postimin e tij në Facebook, Shehu shkruan se ishte minsitri i Jashtëm grek, Kotzias ai që doli i fituar nga ky takim.

Kliko per me shume info

Statusi i plotë

« ASGJE TE RE » NGA KRETA!!
Titulli i Remarque « Asgje te re nga Fronti i Perendimit », i pershtatet « Takimit te Kretes ».

Mbas reth 48 ore biseda te paraprira nga trumbeta propagandistike, midis Zz. Kotzias e Bushati, mbas disa kengeve, valleve e darkave aty, Ministria e Jashteme e Shqiperise nuk ka bere asnje njoftim substancial zyrtar per ecurine.

I vetmi burim zyrtar informacioni eshte njoftimi i pare i Ministrise se Jashteme te Greqise, i cili edhe “midis rreshtave” nuk trasmeton asnje mesazh konkret.

NGA DIKASTERI YNE, HESHTJE PER ELEMENTET E PRITUR!
Mendoj se takimet jane gjithmone pozitive, por ashtu sic e kam thene edhe ne Komisionin e Jashtem nuk kisha ndonje pritshmeri konkrete kete here.

Kjo sepse problemet e agravuara prej vitesh nga politikat Rajonale aventureske te Rilindjes, nuk mund te cbeheshin ne 48 ore, pavaresisht edhe muzikes!!
CESHTJET ME GREQINE DUHET E MUND TE ZGJIDHEN DUKE U PERBALLUAR ME SERIOZITET, RINOVUAR TRAKTATIN E MIQESISE SE 1996, QE I HAP RRUGE KESAJ:

Per levizjen e lire duhet te punohet menjehere per tejkalimin e ceshtjes se toponimeve.
Per pronat duhet te aktivizohet komisioni i parashikuar ne Traktat.
Per ceshtjen e “Ligjit te Luftes” dhe kufijve tokesore duhet mbeshtetur perseri ne ate Traktat.

Per Mareveshjen Detare duhet punuar mbi modelin e perpareshem te saj.
NDRYSHE DUKE ECUR ME “HAPA TE SHKURTERA”, SIC DEKLAROI BUSHATI NE KOMISION, DO TE NGELIM GJATE KETU KU JEMI.
Ndersa Ministri Kotzias ne fakt mori ate qe i nevojitej nga ai takim.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.