Burri vret gruan, mendoi se ishte një dre dhe e qëlloi

Gruaja me origjinë nga New York, po nxirrte shëtitje qentë e saj këtë të enjte, kur u qëllua për vdekje me plumb.

Burri, duke parë diçka të dyshimtë që po lëvizte mes shkurreve në oborr, mendoi se bëhej fjalë për një dre, ndaj shkrepi armën.

Kliko per me shume info

Menjëherë pas kësaj dëgjoi britmat e së shoqes, duke kuptuar menjëherë gjithë sa kishte ndodhur.

Jamie telefonoi menjëherë ndihmën e shpejtë, duke tentuar që të ndalonte hemorragjinë e gjakut ndërkohë, por pavarësisht çdo tentative për ta mbajtur në jetë Rosemary gjeti vdekjen pak më vonë në spital.

“Më mungon dhe do të dua gjithmonë. E di që tani po kërcen në parajsë me nënën tënde dhe gjithë të afërmit tanë që kemi humbur”, shkroi i shoqi Jamie Billquist, në Facebook.

Ai u shoqërua në polici, por ishte dëshmia e fqinjit ajo që provoi se ngjarja ishte aksidentale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here