Burrel, fëmija humb kontrollin e makinës, në gjendje të rëndë

Kliko per me shume info

Një fëmijë vetëm 13 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë ditës së sotme.

Vogëlushi me iniciale Xh.M., ndodhej i vetëm në makinë në aksin rrugor Burrel-Klos, në momentin që humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Kliko per me shume info

Për pasojë mbeti i dëmtuar rëndë, çka ka bërë që të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe as pse vogëlushi ndodhej i vetëm në makinën e aksidentuar.

Aktualisht nga ana e policisë vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.