Bulqizë/ 28 vjeçarja që mbledh krom në muajin e 9 të shtatzanisë

Përtej politikës dhe atyre që thuhen në media, Shqipëria jashtë qendrave urbanë është në mjerim të vërtetë.

Kliko per me shume info

Që pas reportazhit në median italiane për fëmijët që mblidhnin krom vëmendja e është kthyer nga Bulqiza. Kryeministri Edi Rama reportazhin e quajti të vjetër dhe shpifje të medias italianë , por pas reagimit zyrtar të gazetares italiane Rama kërkoj falje por nuk tha asgjë për gjendjen e mjeruar ku ndodhet sot Bulqiza.

Në “News 24” u publikua një grua në moshë shumë të re që ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe çdo ditë më djalin e saj 3-vjeçar dilte për të mbledhur krom.

Erjona Balla 28-vjeçare thotë se mungesa e të ardhurave mos përkrahja nga shtetit e detyron atë që të dalë çdo ditë të mbledh krom. Erjona tregon se bashkëshortin e ka në burg se kishte vjedhur tre vagonë të minierës e i kishte shitur për skrap nga gjenda e keqe ekonomike. E mbetur e vetme tregon së është e detyruar që të marrë djalin me vete që ta ndihmojë dhe të dy të mbledhin krom e ta transportojnë së bashku. Në gjendjen e shtatzënisë që është ajo deklaron se dërgon kovat me krom që peshojnë 50 kg te qendra e grumbullimit në krahë dhe nuk merr më shumë se 5 mijë lekë të vjetra në ditë.

Erjona Balla: Unë mbledh krom se nuk kam të ardhura, burri është në burg për tre vagonë që ka vjedhur, nuk kam mundësi dhe të ardhura që të vizitojë burrin në burg. Nuk kam asnjë që të më ndihmojë dhe se nuk ka mundësi ekonomike për ta çuar djalin në shkollë. Kromin e transportoj më kova dhe me ndihmon dhe djali. Kromi është i rënde dhe unë kam marrë kovë deri në 50 kilë. Djali më thotë se ka qejf që të shkojë në kopsht si fëmijët e tjerë por unë nuk kam mundësi që ta çoj në shkollë. Në ditë nuk mund të bëjmë më shumë se 5 mijë lek të vjetra. Një kove krom në ditë është 1500 lekë të vjetra. Në ditë bëjmë maksimumi dy kova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here