Britani, përplasen në ajër avioni dhe helikopteri, 4 viktima

Përplasja në ajër mes një avioni dhe një helokopteri në jug të Anglisë i kushtoi jetën të paktën 4 personave. Ngjarja ndodhi mbi Bakingemshajër.

Mjetet fluturuese ishin nisur nga aeroporti i vogël i Uajkombit dhe po fluturonin në kuotë të ulët.

Kliko per me shume info

Disa dëshmitarë raportuan për një gjëmim të fortë në zonën e Uedisdon Menor, ndërtesë historike e Bakingemshajër.

Në vendin e ngjarjes mbërritën një numër zjarrfikësesh e ambulancash. U mobilizua gjithashtu një dron për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.