Bosi i mafias “Sandokan”, tregti armësh me italianin e shumëkërkuar

Kliko per me shume info

Ciro Dentice nga Italia dhe Lefter Lamaj nga Vlora, jane dy persona të cilët ranë në prangat e Policisë se Tiranes pak dite me pare. Ne nje njoftim per mediat, policia thoshte se ata akuzohen nga drejtësia e vendit fqinj për disa vepra penale.

Sipas bluve te Tiranes, Dentice 50 vjeç nga Italia, banonte në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash dhe disa vepra të tjera penale. Ai ishte në kërkim pasi autoritetet gjyqësore në Trieste me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat, kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.

Kliko per me shume info

Por për arrestimin e tij ne Tirane kane shkruar edhe mediat italiane. Sipas tyre, denimet jane dhene për shkeljet e kryera gjatë qëndrimit të tij në Trieste mes fundit të viteve 1990 dhe viteve të para të 2000. Thuhet se Ciro i ka shitur madje arme edhe djalit te bosit të njohur edhe si ‘Sandokan’, bosi më i njohur i klanit casalez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.